Big Brother VIP Albania 4 ka hyrë tashmë në fazën e tij më të nxehtë: finalen e madhe. Pas një gjysmëfinaleje dramatike dhe të mbushur me emocione, katër finalistët që do të garojnë për çmimin e madh janë: Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako.
Publiku vendosi që rrugëtimi i Danjës, Loredanës, Gertës dhe Jozit të përfundonte në prag të finales. Eliminimi i tyre, megjithatë, u la në hije nga një ngjarje e rëndë që ndodhi gjatë transmetimit live.
Në një moment të papritur dhe të papranueshëm për një format televiziv, pas shpalljes së skualifikimit të saj, Jozi ka sulmuar fizikisht Gjestin duke e goditur dhe rrëzuar në tokë.
Jozi është shoqëruar menjëherë nga forcat e rendit dhe aktualisht ndodhet në komisariat për të dhënë shpjegime rreth incidentit, i cili pritet të ketë pasoja serioze ligjore.