?Ish-banorja e "Big Brother VIP Albania 4", Rizarta Hoxha, ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me Aldon gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme. Rizarta u shpreh se lidhja e tyre nuk ka avancuar përtej asaj që publiku ka parë në ekran.?

E pyetur për diferencën e moshës prej 14 vitesh mes saj dhe Aldos, ajo tha:?

"I jam dorëzuar ndjesive të momentit, nuk doja ta analizoj shumë situatën sepse bëhej e rëndë. Thjesht po e ndiqja rrjedhën. Shkoi deri aty ku shkoi dhe kaq kam për të thënë."?

Lidhur me mundësinë e vazhdimit të raportit jashtë shtëpisë, Rizarta u shpreh:?

"Nuk e di. Kam parë shumë gjëra qëkur kam dalë dhe për momentin nuk mund të them asgjë me siguri."?