Sara Gjordeni ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, ku ka folur rreth rikthimit të saj në ekran dhe ka treguar detaje nga jeta e saj personale. Duke u ndalur te projekti i saj televiziv, ajo zbuloi se ai do të xhirohet në momentin e zbulimit të gjinisë së grave në pritje të ëmbël.
E pyetur rreth martesës, Sara tregoi se donte të plotësonte dëshirën e Bardhit. Ajo shtoi se Bardhi e kishte shumë të rëndësishme për ritin e martesës në xhami dhe ajo donte që t’ja plotësonte si dëshirë.
“Nuk jam konvertuar. Njerëzit e bënë pak të madhe duke qenë se jam e pagëzuar, i përkas besimit krishterë ortodoksë dhe në një farë mënyre e kisha bërtitur shumë fort që besimi im është një pjesë e rëndësishme e karakterit dhe identitetit që kam. Një ndër arsyet që e ndjej të detyrueshme të bëj bamirësi është të kthej të mirat që Zoti më jep, e kam si bazë nga feja dhe besimi im. E shpjegova këtë në rrjetet e mia sociale. E urrej të jap shpjegim për çdo gjë që bëj.
Ai edhe pse është besimtar mysliman më lë që unë të ngre pemën e Vitit të Ri në shtëpi, ose të shtroj darkën e Krishtlindjes. Kemi goxha tolerancë me njëri-tjetrin, nuk është se jemi ekstremistë”, tha Sara.
E pyetur nëse ka ndryshuar mbiemrin, ajo u shpreh:
“E kam ndryshuar që në momentin që kemi bërë celebrimin, i cili ka ardhur 3-4 muaj para se të vinte Nea. Doja të isha thjesht gruaja tradicionale që në letra merrte mbiemrin e burrit. Me letra jam Sara Idrizi, por më pëlqen më shumë të më thërrasin Sara Gjordeni”.
Ish-banorja e BBV tregoi se vajza e saj dhe e Bardhit, Nea është një kopje e vogël e saj dhe se dëshiron të bëjë për të çdo gjë që nuk ka pasur mundësi ta ketë vetë.