Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër për herë të parë. Ata kanë mirëpritur në jetë një djalë, duke ndarë lajmin e ëmbël me ndjekësit përmes rrjeteve sociale.

Në një fotografi të ngrohtë familjare, ku shfaqen me vogëlushin në krah, çifti ka zbuluar edhe emrin e tij – Drin, një emër i bukur dhe tradicional shqiptar, i frymëzuar nga natyra dhe rrënjët tona.

Krahas fotos, ata kanë shkruar:

“Familja mbi të gjitha.

Unë buroj në Strugë, e buroj në Pejë

I bëj malet bashkë, skej m’skej

Ju dua, Drin Islami.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VENERA (@veneralumani)


Një dedikim i ndjerë, që përshkon dashurinë për vendlindjen, lidhjen shpirtërore mes tyre dhe ardhjen në jetë të një fryme të re që tashmë bashkon edhe më fort dy zemra artistësh.

Urime për Venerën dhe Lindin!