Chris Arsenault ishte ai që e transformoi disa vite më parë shtëpinë e tij në një streh për 300 mace të braktisura dhe të keqtrajtuara , të quajtur ndryshe parajsa e “Happy Cat Sanctuary”. Në datën 1 prill, në këtë godinë ra një zjarr i papritur ku mendohet nga dëshmitë se shkak u bë shpërthimi i një serbatori propani. Pronari i kësaj godine dhe themeluesi i kësaj iniciative humane, Chris bëri gjithçka për të shpëtuar macet e tij por fatkeqësisht nuk ia doli të mbijetonte. Pasi u përpoq të shuante nga jashtë zjarrin që kishte filluar të pushtontë godinën , duke parë që nuk po mundej, ai guxoi dhe hyri brënda që të nxirrte macet e panumërta që ndodheshin aty. Por ai humbi jetën në tenativat dhe përpjekjet e shumta për të shpëtuar sa më shumë mace që ndodheshin në godinë. Në mëngjesin e ditës së hënë, 1 prill 2025, zjarri i shfaqur papritur bëri që Chris të guxonte të luftonte me flakët dhe nuk hezitoi as edhe një sekondë duke dalë e duke hyrë në luftë me flakët për shpëtimin e jetëve të maceve. Derisa në një nga përpjekjet e tij të dëshpëruara të shpëtimit, ai nuk doli më.
Disa vite më parë, pas humbjes tragjike të djalit të tij në një aksident me motor, për të gjetur sadopak ngushëllim, ai pati dëshirën e themelimit të kësaj iniciative ku strehoi me qindar mace të sëmura e të keqtrajtuara duke e shndërruar shtëpinë në një qendër të vërtetë humanitare për kafshët e tij të dashura
“Pas vdekjes së djalit tim, këto mace sikur më dhanë diçka për të cilën kisha aq shumë nevojë!”- u shpreh ai në vitin 2018 në një intervistë të Daily Mail.. Për veten i mjaftonte vetëm një dhomë e vogël për të fjetur dhe për të ngrënë dhe çdo sipërfaqe e brëndshme e shtëpisë së tij dhe e oborri iu dedikua totalisht krijimit të kësaj strehe për mace. Fatkeqësisht, ai humbi jetën bashkë edhe me një numër të konsiderueshëm të maceve që ndodheshin brënda dhe disa të cilat ai arriti t’i shpëtonte, i janë besuar disa qëndrave veterinare të qytetit për t’u kujdesur pasi disa prej tyre rezultonin të kishin probleme me frymëmarrjen, djegie të pjesshme etj.
Humanizmi dhe ndjeshmëria e lartë e këtij njeriu të madh janë tregues i forcës dhe i dashurisë ku edhe pas një dhimbjeje të madhe e të pashlyeshme siç është ajo e një babai ndaj birit të tij, njeriu lufton për jetën dhe që të gjej sadopak prehje dhe ngushëllim, ashtu siç veproi Chris Arsenault me angazhimin në iniciativën e tij humane qe do të mbetet në histori pavarësisht fundit të tij tragjik.