Për herë të parë Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani prezantojnë bashkë

Nga Class• 2 April 2025

Për herë të parë Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani

Prej disa ditësh, Arbana Osmani ka ngacmuar ndjekësit me një seri postimesh enigmatike: fillimisht, një pyetje për zgjedhjen e veshjes; më pas, një video në një skenë ku thotë: “Do shihemi?”.

Për herë të parë Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani

E nëse keni patur pikëpyetje, është koha për t’i zgjidhur.

Në rast se dikush priste një projekt të ri, përgjigja është ndryshe. Arbana do të rikthehet në ekran, por si e ftuar speciale në finalen e X Factor Albania. Dhe jo vetëm kaq: ajo do të ndajë skenën për here të parë me Alketa Vejsiun.

Dy nga moderatoret më të dashura dhe me ndikim në ekranin shqiptar, do të ndajnë të njëjtën skenë në një event të madh televiziv. Pas intervistës në “Mirëmbrëma yje”, ku Alketa dhe Arbana ndanë një bisedë të ngrohtë dhe nostalgjike, tashmë është koha që dy ikonat e ekranit të ndajnë reflektorët në një moment që padyshim do jetë një nga më të veçantët e këtij sezoni televiziv.

Finalja e X Factor Albania, që transmetohet këtë të premte në Klan TV në orën 21:00, do të kurorëzojë njërin mes Rigersit, Leandrës dhe Salvatores si fituesin e këtij edicioni.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon