Alzheimer, një patologji neurodegjenerative që prek kryesisht kujtesën dhe shumë funksione të tjera konjitive siç mund të jenë, gjuha, arsyetimi dhe të nxënit duke evoluar në humbjen totale të pavarësisë vetjake.
Kjo sëmundje është një nga shkaqet kryesore të mungesës së aftësisë për pavarësi tek moshat e 3-ta në botë sipas Institutit Pasteur në Francë.
Pavarësisht shifrave alarmante që kjo sëmundje zë vend në popullësinë mbarë botërore, akoma nuk është gjendur një mënyrë trajtimi të saj. Pavarësisht situatës në të cilën ndodhet shoqëria kohët e sotme në lidhje me përhapjen e kësaj sëmundjeje, një çështje shëndetësore me rëndësi lidhet me ushqime të caktuara të cilat mund t’i bëjnë ballë kësaj sëmundjeje dhe të ngadalësojnë zhvillimin e saj.
Urolitina A, një substancë e cila lufton rreziqet e demencës.
Një studim danez i publikuar në revistën shkencore “Alzheimer’Associaton” promovon vlerat e frutave të pyllit (luleshtrydhet, manaferrat), të arrave dhe mbi të gjitha të shegëve për të trajtuar këtë patologji. Përmbajtja e tyre me urolitinë, një përbërës natyral i shkëlqyer dhe i vlefshëm kundër Alzheimer.
Urolitina A është një përbërës natyral i njohur kundër dizfunksionimit e mitokondrive, të furnizuesit të prodhimit të energjisë qelizore. E lidhur me rënien e shëndetit muskulor, disfunksionimi i tyre është një karakteristikë kryesore e lidhur me plakjen. Ky element lejon vonesën e prodhimit të disa sëmundjeve, ashtu siç mund të jetë shkaku edhe i largimit të kohës së shfaqjes së Alzheimer! - Janë shprehur studjuesit danez
Urolitina A, prezente gjithashtu edhe tek shegët, substancë e cila mund të zbusë çrregullimet e kujtesës dhe shumë pasoja të tjera të demencës.
Mos kurseni dhe mos neglizhoni në konsumimin e shegëve, manaferrave,luleshtrydheve dhe arrave.
Urolitina A luan një rol thelbësr në mbështjetjen e funksionit mitokondrial në dizfunksionimin nervor dhe të degjenerimit nervor. Studimi ka konstatuar se ky element natyral është i prodhuar nga bakteret e aparatit tonë tretës që përmban përbërës që janë prezent tek shegët, manaferrat dhe arrat. Ndaj, është momenti t’i konsumoni ato pa kursim për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve të tilla!