Në botën e showbiz-it, mungesa e një deklarate shpesh thotë më shumë se një konfirmim i drejtpërdrejtë. Kjo duket të jetë edhe situata mes Big Bastës dhe Vesa Lumës, një prej çifteve më të njohura të skenës muzikore shqiptare, për të cilët po flitet se po kalojnë një krizë.
Thashethemet nisën të marrin vrull pas futjes së Big Bastës në “Ferma VIP 2”, një vendim që, sipas burimeve, nuk është mirëpritur nga Vesa. Ajo mungoi në skenën e hyrjes së tij, duke i lënë vendin dy miqve të tij të ngushtë, Lyrical Son dhe MC Kresha, të cilët i dhanë “bekimin” për aventurën e re.
Por ajo që shtoi edhe më shumë dyshimet ishte përgjigjja e reperit kur u pyet për kë do e merrte më shumë malli gjatë qëndrimit në fermë. “Djalin,” u përgjigj ai, dhe kur u pyet nga Luana "Vetëm për djalin?" shtoi "Edhe familjen", pa e përmendur fare Vesën. Një mesazh i fshehur? Apo thjesht një deklaratë e bërë në nxitim e sipër?
Sakaq, Vesa nuk ka bërë asnjë postim mbështetës për Big Bastën në rrjetet sociale.
Publiku dhe ndjekësit po e lexojnë këtë mungesë si një sinjal të ftohjes së raportit të tyre.