Prindërit e Gjestit kanë dhënë një intervistë për “Fan Club” ku kanë folur për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP.
Ata u pyetën edhe në lidhje me raportin e Gjestit me Eglin, ku shprehën respekt për banoren dhe familjen e saj.

“E gjitha varet nga ata të dy, ne prindërit çfarëdo që të ndodhë e përkrahim”, tha babai i Gjestit kur u pyet nëse mund të ketë një romance mes tyre.

Në raport me Eglin çfarë mund të na thoni dy fjalë?

Babai: E falenderojmë shumë dhe respekte për familjen e Eglit, edhe për çdo gjë që kërkoi falje Gjesti, kërkojmë edhe ne Eglit dhe familjes së saj. Nuk kemi qejf në asnjë moment me vendos në pozitë të keqe, kemi qejf me e parë sa më të lumtur dhe suksese gjithë jetën.

A mendoni se do lindë një romance mes tyre?

Babai: E gjitha varet nga ata të dy, ne prindërit çfarëdo që të ndodhë e përkrahim.

Sipas jush, kush është kundërshtari/ja e tij më e fortë në lojë?

Babai: Nuk e di, të gjithë janë të fortë, nuk mund të bëj dallime.

Po nëse Gjesti del kokë më kokë me Eglin në finale?

Babai: Kokë më kokë kam qejf o me fituar të dy, ose me dale të dy.