Mund t’ju duket e panevojshme dhe e padobishme por kujtesa nuk është një pikë e fortë për të gjithë fëmijët. Jemi të qetë me idenë se në moshën e tyre, përthithja e informacionit dhe memorizimi i tyre është shumë i lehtë por jo gjithmonë.

Një strategji me vlerë? Sigurisht që po! Edhe një iniciativë e tillë, e panevojshme në dukje, është një mënyrë praktike dhe konkrete e stërvitjes së trurit edhe të të vegjëlve tanë. Të mësuarit të një numri të gjatë siç mund të jetë mësimi i numrit të celularit që në fakt ka disa numra dhe janë në sasi të konsiderueshme për t’u mësuar, është një punë e mirë dhe me vlerë që mund të praktikohet edhe tek fëmijët e fëmijërisë së hershme. Duke besuar që edhe një fëmije i moshës 3 apo 4 vjeçare mund të jetë i aftë t’a përvetësojë.

Të transformosh numrin e telefonit në një mini këngë apo në strofën e një vjershe, fëmijët mësojnë më mirë kur informacionet janë të lidhura me një ritëm a një melodi.

Ndani numrat në disa pjesë. Nëse numri është i gjatë, ndajeni në pjesë më të vogla. Kjo ndihmon në lehtësimin e të mësuarit të numrave. Krijoni një strofë a melodi dhe përdore strukturën e numrit për të krijuar një rimë apo një këngë a melodi muzikore.

Përsertije dhe lojë.

Përsërisni së bashku çdo ditë strofën, rimën. Mund t’a transformoni edhe në një lojë duke bërë sikur numri është një kod sekret që të dy ju e keni për detyrë për ta deshifruar.

Vizualizimi.

Shkruje numrin në një fletë me ngjyra dhe vendose në një vend ku fëmija mund t’a ketë mundësinë t’a shohë shpesh.