A e mbani mend Fero-n, atë që në 2023-n na kërkoi të fshinim të gjitha këngët e tij sepse muzika ishte e ndaluar në Islam. Atë që na thirri të ndiqnim rrugën e tij të udhëzimit shpirtëror, të largoheshim nga kotësia dhe të përqafonim fenë. Po, po, atë që pendohej për çdo fjalë që kishte kënduar.
"Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithëkujt që i kam bërë padrejtësi , ju kërkoj që t’ma bëni hallall. Unë kam një mesazh për çdokënd që dëgjon këngët e mia, le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjojnë asnjëherë, le të largohet nga kjo gjë e kotë."
Kur nuk kanë kaluar as vite nga ky vendim, i njëjti Fero është rikthyer, por jo me një mesazh paqeje. Në vend të predikimeve, kemi një këngë ku ai shan nënën e vajzës së tij dhe thumbon gjithë estradën. Nga besimtari i devotshëm, te artisti që bën diss për çështje personale, kalimi është befasues, por jo i papritur.
Ai ka paralajmëruar në Instagram rikthimin në muzikë, duke publikuar një sekuencë nga kënga e tij e re, ku shprehet
“Nuk e kam parë çikën që 8 muaj / K*rva po bën skena / I çoj të fala motrës së presidentes / Leku i prostitutës është më i fortë se i Feros”, thuhet në këngë.
Arsyeja pse ai përmendi motrën e presidentes Vjosa Osmani, Blinera Osmani, është sepse ajo është avokatja e Arbenitës.
A është ky një rikthim në muzikë apo thjesht një moment emocional? Nuk e dimë ende. Dimë vetëm që pas publikimit të këngës, Fero postoi një foto në xhami. Një lutje për t’i falur mëkatet? Apo thjesht një mënyrë për të balancuar karma-n mes një diss-i dhe një pendese të ardhshme?
Por ndoshta problemi nuk është as muzika, as feja. Ndoshta problemi është që, pavarësisht se ku shkon dhe çfarë thotë, Fero mbetet gjithmonë i njëjti, i pavendosur mes asaj që predikon dhe asaj që bën. Dhe në këtë histori, publiku ka vetëm dy mundësi: ose ta dëgjojë, ose ta fshijë. Ashtu siç na kërkoi ai vetë dikur.