Moderatorja e njohur Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë shpërndarë një lajm të mrekullueshëm me ndjekësit e tyre, duke zbuluar se do të bëhen prindër për herë të dytë. Pas disa muajsh pritjeje, ata kanë ndarë me emocion gjininë e foshnjës së ardhshëm, që do të jetë një djalë.
View this post on Instagram
Për këtë moment të veçantë, Einxhel ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa foto të bukura nga festa e “Baby Gender”, një festë e cila ka sjellë shumë gëzim dhe emocion. Në fotografi shihen Einxhel dhe partneri i saj, Dj Dagz, pranë djalit të tyre 3-vjeçar, Trev, duke festuar së bashku këtë lajm të mrekullueshëm.
Me barkun e rrumbullakosur dhe një veshje të mrekullueshme, Einxhel ka pozuar në pozita të ndryshme, duke krijuar kujtime të paharrueshme për të voglin që do të vijë në jetë së shpejti. Festimi ishte një moment i gëzueshëm për çiftin dhe një mundësi për të shpërndarë dashurinë dhe emocionet me fansat e tyre.
Ky lajm është pritur me shumë gëzim nga ndjekësit, të cilët nuk kanë munguar të shprehin urimet e tyre më të mira për këtë familje që po rritet me shumë dashuri.