Mbrëmë kishim Prime e BBV dhe sigurisht 'preja' e preferuar i të gjithë atyre të apasionuarve pas memeve e jo vetëm kishte shumë për të servurur.

Ledioni, i cili prej edhe këtë edicion është vetë kryefjala e BBV, ishte sërish kudo nëpër Instagram e TikTok, jo vetëm për kërcimin e hapjes, batutën për çunat 'pisa', ngacmimin ndaj Rizartës, por sidomos për veshjen e tij.

Edhe pse zakonisht e shohim me kostume serioze e elegante, mbrëmë na surprizoi, duke dalë jashtë kornizave.

Një kanotiere gri, një xhaketë e zbukuruar me detaje të veçanta, kombinuar me pantallona gri bëri që Ledioni të komentohej kudo. Nga krahasimet me veshjet e baballarëve, deri te batutat për çentro, kjo veshje mori vëmendjen e të gjithëve.

Mirëpo, e dini ju që xhaketa në fjalë përveç se është 'Dolce & Gabbana', kushton sa trefishi i rrogës mesatare në Shqipëri? Sipas “Farfetch”, xhaketa e Ledionit ka një vlerë 3,400 euro. Po, e lexuat mirë. 

Imagjinoni t'i shtojmë çmimin e artikujve të tjerë, na shkoi memeja 10 mijë euro.