Vivian Jenna Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk, ka reaguar në mënyrë të ashpër ndaj deklaratave të fundit të babait të saj, duke përdorur humorin dhe një citim të njohur nga RuPaul’s Drag Race: All Stars 3.
Vivian, 20 vjeçe, është vajza nga martesa e Musk, mbështetës i pasionuar i Trump, dhe shkrimtares Justine Wilson. Ajo zbuloi se ishte trangjinore në vitin 2020 dhe ka pasur një marrëdhënie të thellë konflikti me babain e saj. Më parë, ajo nuk ka ngurruar të kritikojë Musk për qëndrimet e tij, për mbështetjen e tij ndaj ndalimit të bllokuesve të pubertetit në Mbretërinë e Bashkuar dhe për sulmet e tij të përsëritura publike ndaj saj. Ajo gjithashtu ka hequr dorë nga mbiemri i babait dhe ka marrë mbiemrin e nënës.
Polemika e fundit shpërtheu pas një interviste dhe një postimi në Teen Vogue, ku Vivian foli hapur për marrëdhënien me babain dhe e sulmoi atë ashpër. Duke iu referuar një gjesti të dyshimtë të dorës të bërë nga Elon Musk gjatë ditës së inaugurimit të Donald Trump, ajo tha: «Lexoj disa gjëra për të në lajme dhe mendoj: Çfarë turpi. Duhet ta padis çdo herë». Ajo shtoi: «Lëvizja e përshëndetjes naziste ishte e çmendur», duke iu referuar veprimit të Musk. «Të quajmë gjërat me emrin e tyre dhe ta quajmë një përshëndetje naziste për atë që është. Ajo ishte padyshim një përshëndetje naziste.»
Përgjigja e Musk nuk vonoi. Një përdorues në X (ish Twitter) publikoi një screenshot të artikullit, duke shkruar: «Vetëm sepse fëmija thotë diçka, nuk do të thotë se është e vërtetë». Elon Musk e ripostoi atë dhe shtoi: «Saktësisht. Djali im, Xavier, është i vdekur. U vra nga virusi mendor woke. Tani virusi mendor woke do të vdesë.»
Vivian zgjodhi të përgjigjej duke publikuar një video në Instagram Reels dhe TikTok, ku montoi fjalët e babait të saj mbi një klip ku ajo interpreton me lip-sync një batutë të famshme të drag queen Morgan McMichaels gjatë hyrjes në RuPaul’s Drag Race All Stars 3: «I look pretty good for a dead b*tch» (S'dukem keq si një k*rvë e vdekur), duke shtuar ironikisht në përshkrim: «Dhe ti jo».
View this post on Instagram