Sot, një nga ikonat më të dashura të muzikës shqiptare, Nora Istrefi, feston 39 vite jetë. Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, Nora është prej këngëtareve më të pëlqyera të estradës, ndërsa vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për stilin dhe sharmin e saj të padiskutueshëm.

Nëna e vogëlushes Renee vazhdon të frymëzojë jo vetëm për muzikën, por edhe me paraqitjen fizike, duke dëshmuar se vitet janë vetëm një numër kur kombinon disiplinën, stilin dhe elegancën. Linjat e saj trupore të tonifikuara dhe prezenca e saj skenike e bëjnë Norën një nga artistet më të admiruar nga publiku.

Gjatë viteve, këngëtarja nga Prishtina ka sjellë një sërë hitesh që ende dëgjohen dhe këndohen me pasion. Nga “Dy shokë” tek “A Don” e deri te bashkëpunimet e suksesshme, muzika e saj ka shoqëruar breza të tërë.

Në këtë ditë të veçantë, fansat dhe miqtë e saj kanë vërshuar me urime dhe dedikime për këngëtaren, ndërsa ajo vetë vazhdon të shkëlqejë me po të njëjtën energji dhe pozitivitet që e ka karakterizuar gjithmonë.

Gëzuar ditëlindjen, Nora!