Aktorja Arjola Demiri në një intervistë të fundit ku foli për “BBV”, u ndal te ndikimi që ky format pati te këngëtarja Beatrix Ramosaj.
Sipas saj, njerëzit i kanë thyer xhamat e makinës e i kanë shpuar gomat. Arjola shtoi se një nga arsyet kryesore pse ajo la Shqipërinë duke u shpërngulur në Amerikë ka qenë trysnia e frikshme ndaj saj dhe familjes së saj.
“Trixa është një njeri shumë i ndjeshëm. Duke marrë parasysh se nëna e ka rritur si lule mos më prek. Me thënë të vërtetën, e gjithë ajo trysni, ai presion, akuzat komentuesit njerëzit që e bombarduan Trixën në një mënyrë të frikshme saqë i kanë thyer xhamat e makinës kanë shpuar gomat, mendoj që deri diku ka qenë shumë e padrejtë.
Komentuesit dhe njerëzit kanë qenë jashtëzakonisht agresivë. Mendoj që një nga arsyet kryesore për të lënë Shqipërinë e për të ikur në Amerikë ka qenë kjo trysni e frikshme ndaj Trixës, familjes së Trixës, e gjithë rrethit të saj”, tha ndër të tjerash.