Artistët rrethohen nga shumë mite, qeniet misterioze me shpirt endacak. Artist bohemian, artist i mallkuar, artist neurotik...një artist e ka të vështirë t’i ‘heqë qafe’ këto percpetime që iu ngjiten atyre. Megjithatë, një artist është më shumë se sa kaq! Midis shumë gjërave të tjera, ai mund të jetë ndonjëherë një fashonist i vërtetë! Artsper iu prezanton me artistët tuaj të preferuar nga një kënd i ndryshëm...stili dhe mode!

JEAN-MICHEL BASQUIAT

Jean-Michel Basquiat ishte një ikonë e vërtetë e modës! Ai ishte një fans i madh i Comme des Garçons dhe ishte një nga modelet e tyre në vitin 1987. Një admirues i stilit nëntokësor të ngritur nga dizanjeri i modës Issey Miyake, artisti, i njohur për pikturat e tij figurative, njihet gjithashtu për veshjen e tij mospërfillëse dhe disi rebele. Ndërmjet xhaketave prej lëkure, këmishave me përmasa të mëdha dhe kostumeve disi të lirshme, në themel Basquiat ishte një ‘dandy’ i vërtetë!

YAYOI KUSAMA 

Shpesh e asociuar me motivet nga arti i saj psikedelik dhe pamor, fustanet e Yayoi Kusama spikaten nga turma! Ngjyra të ndezura, prerje të drejta, modele me pika të mëdha ose të vogal...artistia japoneze di se si të tërheqë vëmendjen tuaj! Fokët e saj janë gjithashtu shumëngjyrëshe. E kuqja e thëllë dhe prerja me saktësi mjeshtërore, janë gjithashtu vulat e artistes.

RENÉ MAGRITTE

A mund ta vizualizoni veprën “Biri i Njeriut” nga Rene Magritte? Personi në këtë pikturë ka veshur një kapele republike, një pallto të gjatë të zezë dhe një krevatë të kuqe. Me fjalë të tjera...Ky është petku i vërtëtë i një piktori! Kjo veshje e njëjtë është e pranishme në shumë nga pikturat e Magritte. A pikturon ai vetveten? Ndoshta. Pikturat surrealiste të Magritte janë kaq misterioze saqë mund të rrëmbeheni me lehtësi prej tyre duke menduar për to!    

KEITH HARING
 
Një produkt i vërtetë i viteve 80-të, Keith Haring dhe arti i tij nuk ka nevojë për prezantim. Por për stilin e tij? Personazhet dhe motivet që ai vizaton përshkojnë muret e qyteteve, metrotë, magazina, ‘skateboard-et’...por gjithashtu edhe veshjet që ai vesh. Stili që ai adopton është një reflektim i kohës në të cilën ai jetoi: atlete me qafa të gjata, xhinse disi të zbehura, dhe si miku i tij Basquiat, xhaketë lëkure! Haring nuk është parë kurrë vërdallë pa një aksesor të veçantë ikonik: një palë syze të rrumbullakëta.         

DAVID HOCKNEY
 
Një legjendë në historinë e artit, David Hockney ka lënë gjithashtu padyshim gjurmën e tij në botën e modës! Me stilin e tij të pamundshshëm, megjithëse ndonjëherë pak klishe, artisti ka frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë krijuesit më të mëdhenj. Në fakt, ai vetë ka thënë: “Përvetësoni një stil ashtu siç e shikoni ju më të përshtatshme. Si një hajdut llafazan, vidhni çka pëlqeni në mënyrë që stili juaj të mos jetë i ngurtë...ky është kurthi.” Ndërmjet motiveve të konfuzuara të xhamave të rrumbullakët, një xhaketë të Princit të Uellsit, dhe një krevatë, Hockney ka një stil në imazhin e artit të tij: i paharrushëm.

JOSEPH BEUYS
 
Shajaku...materiali i preferuar i Joseph Beuy! Arti dhe stili i tij janë plot me këtë material. Për më tepër, kjo është e lidhur intimisht me përvojën personale të artistit, i cili, pas një përplasje me aeroplan në Krime i mbijetoi të ftohtit duke mbështejllur veten me shajak. Pas kësaj, artisti nuk u nda kurrë nga ky material, madje edhe për veshjet e tij të përditshme të përbëra nga kapele dhe kostum.

LOUISE NEVELSON 
 
Nëse Louise Nevelson njihet në botën e artit për skulpturat e saj që janë në të njëjtën kohë monumentale, masive dhe poetike, ajo është gjithashtu e njohur në botën e modës për veshjet e saj! Gjithmonë e mbajtur, artistia ukrainase është veçanërisht e famshme për çallmat dhe palltot e saj (disi) të mëdha të qëndisura. 

SALVADOR DALI
 
Artisti surrealist Saldavor Dali është rrethuar nga arti dhe moda gjatë gjithë jetës së tij. Ai pati takime të shumta me dizenjueset më të mëdhaja të modës, të tilla si Coco Chanel dhe Elsa Schiaparelli. Ai mori gjithshtu pjesë me këtë të fundit në krijimin e kapaleve, duke përfshirë të famshmen Chapeau-Soulier (1936). Në vitin 1945, ai punoi gjithashtu në bashkëpunim me Christian Dior. Lidhur me vetë stilin e tij, piktori thuajse aktronte edhe vetë. Mustaqe eksentrike, xhaketa prej kadifeje, jelekë me modele...kudo ku ai shkonte, Dali spikaste.

EVA & ADELE


A i njihni Eva and Adele, “binjaket hermafrodite”? Këto dy banore të Berlinit janë me të vërtetë vepra të gjalla arti! Ndërsa, përpiqen për të luftuar për një botë neutrale ndaj gjinisë, ku nuk do të ketë më paragjykime, dy gratë varen shumë nga veshjet e tyre për ta bërë zërin e tyre që të dëgjohet. Dredhka, ngjyra të ndezura, koka të rruara, tualet të rëndë, materiale të çmendura, dhe motive ‘kitsch’...e pamundur të mos t’i dalloni...

Burimi: https://blog.artsper.com/en/get-inspired/artists-style/