Nga REVISTA ARTSPER  

Një histori bashkëpunimesh

Ekziston një tendencë që është bërë e famshme në pesëdhjetë vitet e fundit: artistët bashkëkohor po kërkohen gjithnjë edhe më shumë nga brand-et luksoze më të mëdha gjatë Javës së Modës për t’i kthyer produktet e tyre në vepra të vërteta arti. Midis bashkëpunimeve më të jashtëzakonshme, ne mund të përmendim Louis Vuitton dhe artisten japoneze të njohur ndërkombëtarisht, Yayoi Kusama në vitin 2012. Ky bashkëpunim i dha gjithashtu shtysë krijimit të dyqanit pop-up i dizenjuar tërësisht nga artistia! Një shembull tjetër: edhe pse kjo tendencë është disi e kohëve të fundit, Dali dhe dizenjuesja Elsa Schiaparelli punuan së bashku disa herë gjatë viteve 30-të, duke krijuar set-e veshjesh tërësisht surrealiste të tilla si një kapele në formën e një...këpuce.

Ndërmjet një Pasarele dhe Artit Bashkëkohor: Një performancë

Një instrument i shkëlqyer i artit bashkëkokor, një performancë, ka të njëjtin thelb si një shfaqje mode: ato janë që të dyja kalimtare. Ky tipar i përbashkët i ka dhënë idenë disa shtëpive të modës që të prezantojnë koleksionet e tyre gjatë Javës së Modës, duke thyer kodet tradicionale të pasarelave, por duke krijuar shfaqje të vërteta artistike. Ky ishte rasti i Maison Margiela që organizoi një performancë për të prezantuar koleksionin e tyre për H&M. Performanca, e cila u zhvillua në një godinë të braktisur në Nju Jork, përbëhej nga modele që vallëzonin në kuadrate rëre të ngjyrosur...një spektakël që synonte dhënien e formës dhe të lëvizjes për të zbuluar veshjet.

Një burim frymëzimi reciprok

Kjo është një pikë tjetër e përbashkët: për artistët dhe për krijuesit, çdo gjë mund të jetë një burim frymëzimi. Diçka e tillë vlen edhe për moden, e cila frymëzohet rregullisht nga arti, duke qenë se artistët bashkëkohor luajnë gjithnjë edhe më shumë me logot e brand-eve të mëdha. Për shembull, koleksioni i modës së lartë SS16 nga Viktor & Rolf, e cila ishte një tribut për skulpturat e Pablo Picasso.  

Gjigandët e luksit, promovuesit e Artit Bashkëkohor

Drejtorët e brand-eve të famshme luksoze të modës janë më së shumti të apasionuar rreth artit bashkëkohor dhe koleksionsitëve të regjur. Për shembull, Bernard Arnault, pronar i LVMH, është një nga klientët më të mirë të FIAC (Panairi Ndërkombëtar i Artit Bashkëkohor). Promovuesit e brand-eve të modës gjithnjë edhe më shumë ia tregojnë pjesët e pronarëve të tyre publikut nëpërmjet Fondacioneve të tyre, numri i të cilave është rritur në mënyrë të qëndrueshme gjatë vitit të shkuar. Thjesht për të pëmendur disa shembuj, ne mund të citojmë Fondacionet Cartier, Prada, Gucci dhe më të fundit Fondacionin Vuitton.

Një marrëdhënie që ndez debate

Marrëdhënia ndërmjet artit dhe modës ka ndezur gjithmonë debat. Gjithmonë ngrihet pyetja: a është moda e lartë art dhe a është rrjedhimisht krijuesi një artist me pjesët e veshjeve si veprat e tij të artit? Pasaralat e modës së lartë reflektojnë krijmtari, stil unik dhe ndjeshmëri që një individ derdh për krijimin e një veshje. Skicat e dizenjuesve më të mëdhenj janë shitur dhe varen nëpër muert e apartamenteve. Gjithnjë edhe më shpesh muzetë po ofrojnë retrospektiva të emrave të mëdhenj në botën e modës. . Karl Lagerfeld argumentonte se, moda e lartë nuk është art, ndërsa, në krahun tjetër, Yves Saint Laurent kishte një mendim të ndarë. Ai thoshte se, moda e lartë është një profesion “që nuk është plotësisht art, por së cilës i nevojitet një artist për të ekzistuar”...

Megjithëse, debati vazhdon, le të shijojmë që të gjithë dhe të shikojmë përpara lëvizjet spektakolare dhe eksplozive që nodhin kur bashkohen bota e modës me atë të artit!  

Burimi: https://blog.artsper.com/en/lifestyle/fashion-week-fashion-meets-art/