Mbrëmja e kaluar e Big Brother VIP Albania solli jo vetëm eliminime dhe emocione të forta, por edhe një moment të veçantë nga moderatori Ledion Liço. Në mes të spektaklit, ai ndau një mesazh të ngrohtë për vjehrrën e tij, Vjollca Hoxha, duke e uruar publikisht për ditëlindjen.
“Doja të përfitoja nga rasti t’i uroja ditëlindjen zonjës së vërtetë, të mrekullueshmes, asaj që drejton këtë kompani që jam pjesë edhe unë, Vjollca Hoxhës, e cila sot feston ditëlindjen. Kjo si për të thënë se vjehrra ime është më e mirë se ajo e Jozit”, – u shpreh ai me humor.