Pjetër Marku, babai i Jozit, ka ndarë mendimin e tij për rrugëtimin e të birit në Big Brother VIP Albania, duke vlerësuar lojën e tij pas rikthimit në shtëpi, por edhe duke pranuar gabimet e mëparshme. Në një mesazh për Fan Club, ai u shpreh se fillimisht Jozi kishte një qasje të ashpër dhe të gabuar, por tani po shfaq veten e tij të vërtetë.
“Me rikthimin, ai po tregon atë që është në të vërtetë. Loja e tij herën e parë ishte e ashpër dhe e gabuar. Më kanë mbetur merak debatet me Rozanën dhe situata me Gjestin, sepse doli në një kontekst të gabuar dhe na shqetësoi shumë. Por më pëlqejnë gërricjet dhe shakatë mes Jozit dhe Gjestit, sepse i japin frymë shtëpisë,” – tha ai.
Duke folur për marrëdhënien e Jozit me Loredanën, Pjetër Marku nuk e përjashtoi mundësinë e një lidhjeje jashtë shtëpisë, duke theksuar se familja e tij e mbështet plotësisht djalin në zgjedhjet e tij.
“Ne mbështesim zgjedhjet e djalit tonë, por duam që ai të luajë lojën e tij. Flirtet janë pjesë e lojës dhe ndodhin natyrshëm brenda shtëpisë. Ata kanë ndjenja për njëri-tjetrin dhe ne nuk jemi aspak kundër që të njihen jashtë. Për prindërit e Loredanës, i mirëkuptojmë për shqetësimet e mëparshme. Por di të them që Jozi na ka bërë krenarë. Këshilla ime për të ka qenë ta shijojë ‘Big Brother’, pavarësisht se si interpretohen gjërat”, – përfundoi ai.
Pavarësisht sfidave dhe interpretimeve të ndryshme, duket se familja e Jozit e mbështet plotësisht atë në rrugëtimin e tij në BBVIP, ndërsa presin të shohin se si do të vijojë loja e tij në javët në vijim.