Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Rizarta, ishte e eliminuara e dytë gjatë spektaklit të së shtunës. Megjithatë, përpara se të largohej nga gara, një video e saj me Aldon, ku të dy shiheshin në krevat duke biseduar, u bë virale dhe shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në pamjet e transmetuara, dëgjohet Aldo duke i thënë Rizartës: “Shtrëngoje pak”, ndërsa ajo i përgjigjet: “S’kam fuqi.” Këto fjalë të shkëputura u interpretuan ndryshe nga disa shikues, të cilët aluduan për një situatë me nënkuptime të tjera.

Pas daljes nga shtëpia, Rizarta u ftua në emisionin Fun Club, ku vendosi të sqarojë këtë situatë. Ajo theksoi se biseda e saj me Aldon nuk kishte asnjë kuptim të fshehtë dhe se gjithçka ishte keqinterpretuar nga publiku.

“Ishte një moment krejt i zakonshëm. Po flisnim për muskujt e barkut dhe Aldo më tha të shtrëngoja barkun. Unë i thashë se nuk kisha fuqi për ta bërë,” - u shpreh ajo.

Pavarësisht se videoja vazhdon të komentohet gjerësisht në rrjet, Rizarta sqaroi se mes saj dhe Aldos nuk ka pasur asgjë përtej një bisede spontane dhe ndien keqardhje që publiku e ka interpretuar ndryshe.