Kanye West sulmon fëmijët e Beyoncé and Jay-Z, çifti mund të marrë masa ligjore

Nga Class 21 March 2025

Kanye West sulmon fëmijët e Beyoncé and Jay-Z, çifti

Jay-Z dhe Beyoncé e konsiderojnë “tronditëse” mënyrën se si Kanye West sulmoi dy fëmijët e tyre më të vegjël në një postim në X të martën në mbrëmje. Një burim i tha Page Six se çifti “nuk do ta pranojë kurrsesi” këtë sjellje, pasi reperi i “Stronger” “ka folur për fëmijët e tyre në një mënyrë vulgare dhe fyese.”

“Jay-Z dhe Beyoncé janë në dijeni të postimeve që Kanye ka fshirë më pas dhe po diskutojnë se si duan ta trajtojnë këtë situatë, qoftë privatisht apo në rrugë ligjore,” tha burimi.

Megjithatë, çifti — i martuar që nga prilli i vitit 2008 — “nuk ka asnjë plan për të adresuar publikisht postimet e Kanye-s në X në lidhje me fëmijët e tyre.”

West, 47 vjeç, vuri në dyshim kapacitetin mendor të binjakëve Rumi dhe Sir, 7 vjeç, para se ta fshinte postimin, vetëm për ta ripostuar sërish në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Gjithsesi, fituesi i Grammy-t — i cili tani njihet si Ye — sqaroi se nuk e kishte fshirë postimin e tij për të qenë “një person i mirë.”

Në vend të kësaj, West shkroi: “Dua që të gjithë ta dinë se e hoqa postimin për familjen e Jay-Z dhe Beyoncé… sepse ekzistonte mundësia që llogaria ime në Twitter të mbyllet.”

Jay-Z dhe Beyoncé nuk janë të vetmit që janë prekur nga postimet e fundit të West. Edhe ish-bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, është e revoltuar dhe “e tmerruar” që themeluesi i Yeezy “ka përdorur një gjuhë të tillë, e aq më tepër kur bëhet fjalë për fëmijë,” i tha një burim Page Six të mërkurën.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon