Edhe pse e vlerëson si një vajzë të shkolluar, të artikuluar dhe të gjitha të mirat, Egli për GBanin është avokatja e djallit.

I ftuar në emisionin “Ndryshe” në TAR, ai tha se Egli po gënjen për problemet me shëndetin mendon.

"Është e shkolluar, është e artikuluar, i ka të gjitha të mirat. Me Eglin e vetmja gjë është që ta merr informacionin, si çdo lojtar tjetër, ta kthen kundër, të përflet, e të gjitha këto gjërat dhe për Gjestin ndryshoi komplet 360 gradë drejtim. Se ishte parimore, e drejtë, e barabartë, pastaj kur erdhi Gjesti dhe i tha ‘hajde t’i godasim me çfarë të kemi mundësi në moral, në gjumë’, Egli ndryshoi. Kjo është e gjitha mbi Eglin. Jo, nuk e kam (personale) për Eglin. Nuk po flas për Eglin. Absolutisht, thjesht unë e di që Egli është në dashuri. Atë të shëndetit mendor e ka rrenë. Është avokatja e djallit. Fiks, jo tani se po ndryshon, por me Gjestin ishte avokatja e djallit.