Rifutja e Egli Takos në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë, “Big Brother VIP”, të shtunën që lamë pas, nuk ka kaluar pa trazira. Vetëm tri ditë pas rikthimit të saj, duket se audienca nuk është entuziaste ndaj qasjes së saj. Dhe në një format ku publiku është gjykatësi suprem, kjo mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta.

Shifrat flasin vetë: në vetëm pak ditë, Egli ka humbur mbi 22 mijë ndjekës në Instagram—një rënie drastike që lë të kuptohet se vendimet dhe strategjia e saj në lojë nuk po përqafohen me entuziazëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)

Një nga momentet më të diskutuara të rikthimit të saj ka qenë qasja e prerë ndaj Gjestit. Me një ton të ftohtë, ajo e ka mbyllur çdo derë komunikimi, duke i thënë troç: “Ti rrugës tënde, unë rrugës time.”