Çfarë bënte Asap Rocky në kopshtin e Villa Matilda, rezidenca luksoze buzë Liqenit të Komos, dikur fole dashurie e Ferragnez? Pikërisht këtë pyetje ndezi Fedez, i cili publikoi në Instagram një foto që ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve: reperi i njohur amerikan, partneri i Rihanna-s, pozon mes prindërve të tij, Tatiana dhe Franco Lucia, brenda vilës që tashmë është në pronësi të Fedez-it.
View this post on Instagram
Kjo foto duket se përforcon zërat që qarkullojnë prej javësh: Villa Matilda, e blerë në vitin 2023 nga Fedez dhe Chiara Ferragni, mund të ketë gjetur një blerës të ri, dhe nuk bëhet fjalë për një njeri dosido, por për një nga çiftet më të famshme.
Një vilë që të lë pa fjalë: ambiente të brendshme të ndriçuara, me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë të shpërndara në dy kate, një kopsht prej 1000 metrash katrorë, një varkë të dizajnuar enkas, një pishinë panoramike që shkrihet me horizontin e liqenit etj. Një parajsë e vërtetë, siç e quante Chiara Ferragni kur e prezantoi vilën për ndjekësit e saj në verën e vitit 2023 si “ëndrra jonë”. Por pas ndarjes së saj nga Fedez, prona u nxor në shitje.
Megjithatë, nuk është Rihanna ajo që ka shprehur interes për ta blerë, por pikërisht Asap Rocky, i cili, sipas burimeve, po kërkon një vend pushimi ekskluziv në brigjet e liqenit. Shfaqjet e tij të fundit në zonë e përforcojnë këtë teori: reperi Rakim Athelaston Mayers, emri i tij i vërtetë, është parë duke shëtitur në Cernobbio, i rrethuar nga truproja.
Pak ditë më parë, Espansione TV raportoi se Rihanna ishte blerësja misterioze e vilës, por asnjë konfirmim zyrtar nuk u dha. Nga ana e stafit të Fedez-it, përgjigjja ishte lakonike dhe enigmë: “Nuk ka asnjë risi.” As një pohim, por as një përgënjeshtrim i qartë.