Banorët e Toskanës dhe Emilia Romanjës kanë përjetuar një ditë dramatike, pasi stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive dhe rrezik për jetën e qytetarëve.

Në orët e pasdites së djeshme, autoritetet kanë shpallur alarm të kuq për provincat e Firences, Pratos, Pistos dhe Pisas, duke theksuar rrezikun e përmbytjeve dhe rritjen e nivelit të ujit në lumenj dhe përrenj. Veçanërisht i rrezikuar mbetet lumi Arno, i cili është nën monitorim të vazhdueshëm.

Masa emergjente nga autoritetet

Ministri për Mbrojtjen Civile, Nello Musumeci, ka nënshkruar një dekret për mobilizimin emergjent në Toskanë dhe Emilia Romanjë, për të lehtësuar menaxhimin e situatës dhe për të mbrojtur qytetarët nga pasojat e motit ekstrem.

Stuhitë e fuqishme kanë goditur edhe Bolognan, ku reshjet intensive kanë shkaktuar përmbytje në disa zona. Autoritetet lokale janë në gatishmëri maksimale, duke ndërmarrë masa për të parandaluar dëmet dhe për të siguruar sigurinë e banorëve.

Meteorologët parashikojnë që reshjet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke rritur shqetësimet për përkeqësimin e situatës.

@eugenio_giani

? Situazione Arno: Servizio di piena della Regione Toscana attivo: Secondo livello di guardia a Ponte a Signa e Montelupo. Primo livello a Firenze Uffizi, Empoli, Fucecchio e Pontedera. Portata a Empoli 1700 metri cubi al secondo, a Ponte a Signa 1600 mc/s. ?? La situazione più critica a Sesto Fiorentino dove sta intervento il sistema di Protezione Civile della Toscana con Vigili del Fuoco e Forze dell’Ordine.

? INTERESTELLAR - Kore Blanco