Egli Tako do të rikthehet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, dhe ky lajm ka ndezur rrjetin. Produksioni e ka bërë të ditur këtë surprizë përmes një postimi në Instagramin zyrtar të “BBVA”, ku shkruhet: “Rikthehet Egli! Çfarë do të ndodhë?”. Videoja shoqëruese rikthen imazhet e Eglit gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, duke lënë të hapur shumë pikëpyetje.
A do të futet Egli si banore me të gjitha të drejtat? A do të ketë një përballje të shumëpritur me Gjestin? Apo ndoshta do të jetë thjesht një intervistë ekskluzive me Ledion Liçon? Produksioni ende nuk ka zbuluar detaje të mëtejshme, duke lënë publikun në ankth për këtë rikthim që premton dramë dhe emocione.
View this post on Instagram
Ky zhvillim vjen vetëm një ditë pas reagimit të fortë të Eglit në rrjetet sociale, ku ajo foli hapur për arsyet që e çuan drejt vendimit për t’u larguar nga formati. Mes rreshtave të saj, ajo e quajti Gjestin “narcist” dhe la të kuptohet se nuk dëshiron një takim me të jashtë shtëpisë. (KLIKO)
Përballja mes tyre, nëse ndodh, pritet të jetë një nga momentet më elektrizuese të këtij sezoni. A do të sjellë ky rikthim një sqarim final apo një kapitull të ri mes tyre?