Pas daljes nga shtëpia e "Big Brother VIP Albania 4", Livia Brunga ka ndarë përjetimet e saj me ndjekësit përmes një pyetësori në Instagram. Ajo ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe ka adresuar disa nga pyetjet më të shpeshta.

Një nga pyetjet më të shpeshta që ajo mori kishte të bënte me Eglin dhe Livia nuk hezitoi të japë një përgjigje..

“Po, jam në kontakt me Eglin, por nuk kam dëshirë të ‘shes’ informacione deri kur ajo vetë të vendosë të dalë dhe të flasë. Mund të shpreh vetëm që Eglin e kam zemër, çdo gjë që kemi ndërtuar brenda ishte reale, çdo gjë vazhdon siç ka filluar dhe jo, dua shumë atë buzëqeshje” – shkroi ajo.

E pyetur për jetën e saj personale, Livia u tregua e rezervuar, duke theksuar se nuk dëshiron të ndajë detaje, por siguroi ndjekësit se është e lumtur.

“Nga jeta private/sentimentale nuk kam qejf të ndaj gjë. Por jam e lumtur, besoj mjafton”, tha ajo.