Egli Tako ka reaguar sërish pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, duke ndarë me ndjekësit e saj emocionet dhe gjendjen aktuale. Në një deklaratë të gjatë, ajo ka sqaruar spekulimet që kanë qarkulluar për shëndetin e saj mendor dhe marrëdhënien e saj me Gjestin.

“Dua ta nis duke ju thënë se ndihem e trishtuar dhe e ngarkuar emocionalisht, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik apo asgjë të ngjashme. Kam shumë njerëz pranë vetes që po investohen me gjithçka kanë, që unë të rimblidh forcat për ta dashur veten shumë,” shkruan Egli, duke i dhënë fund zërave që aludonin për një krizë të rëndë emocionale.

Në këtë reagim, ajo foli edhe për ndjenjat e saj, duke pohuar se vazhdon të ketë emocione të forta, por distanca po e ndihmon të shohë situatën me qartësi. “Vazhdoj të kem ndjenja, nuk mundem dot t’i fik me buton, por të qenurit në distancë më bën ta kem më të ftohtë realitetin dhe të jem më pak e ndikuar emocionalisht nga prania 24/7,” shprehet ajo.

Egli nuk ka kursyer as reflektimet mbi marrëdhënien e saj dhe Gjestit brenda shtëpisë, duke pranuar se shumë veprime i ka parë si të sinqerta dhe ka zgjedhur të luftojë për ndjenjat e saj. Megjithatë, ajo thekson se disa deklarata dhe sjellje e kanë lënduar thellë.

Unë isha bërë e tepërt në optikën e tij dhe po më thuhej shpesh fraza: ‘O unë, o ti në këtë shtëpi.’ Për një njeri që shkatërron lojën dhe veten për të mbrojtur dhe luftuar për lojën e dikujt tjetër, është dëshpëruese të dëgjosh këto fjalë,” shkruan ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)