Egla Ceno futet në shtëpinë e BBV dhe puth Laertin në buzë

Nga Class 12 March 2025

Egla Ceno futet në shtëpinë e BBV dhe puth Laertin në

Në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” sot po zhvillohet loja ku banorët nuk duhet të reagojnë ndaj gjërave që mund të ndodhin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ata nuk duhet të reagojnë ndaj zhurmave apo ndaj njerëzve që mund të hynë në shtëpi.

Egla Ceno ishte personi i parë që ka hyrë dhe banorët janë munduar që t’a shmangin dhe të mos bëjnë reagime.

Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” hyri në shtëpi me një rrobdeshambër, pasi hyri në vaskë, që ajo e kishte qejf.

Por gjëja e parë që bëri ishte: shkoi te dhoma e gjumit ku ishte Laerti, Jozi, Rizarta dhe Ola.

Në momentin që banorët e panë, Ola pyet ku është Aldo dhe Laerti thotë: “Aldo flirtuesi erdhi të më puthte mua me vrap”.

E në këto momente aktorja e njohur shkon drejt Laertit, e kap me njërën dorë nga faqet dhe e puth në buzë.

“Erdhi të më puthte mua Aldo flirtuesi, me vrap, Aldo flirtuesi. Erdhi më kapi nga koka dhe më puthi. Do i eci viti mbarë se unë jam njeri i perëndisë”, vijoi duke thënë Laerti, ndërsa Egla largohet për në living.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon