Mesa duket, Rihanna 'is like us'.

Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl 2025” me xhinse të gjera Celine, dhe riktheu këtë trend të viteve 2000, Rihanna u shfaq me të njëjtin stil të xhinseve me ngjyrë të errët.

Themeluesja e 'Fenty Beauty' u fotografua duke darkuar në Los Angeles, e veshur me të njëjtat xhinse Celine Marco ($1,200). Mesa duket, ajo ka marrë frymëzim nga performanca e reperit të hitit “Not Like Us”, pasi kombinoi xhinset edhe me një xhaketë lëkure, ashtu si Lamar.

Por ndryshe nga xhaketa sportive, në nuancë blu, që Lamar kishte veshur — një dizajn i personalizuar nga Martine Rose — Rihanna zgjodhi një bomber në një ngjyrë kafe neutrale.

Këngëtarja e kompletoi veshjen duke shtuar një shall, një çantë të markës Fendi me monogram vintage dhe taka nga Amina Muaddi, me print lëkure gjarpri.

Një tjetër yll që ka provuar këtë model xhinsesh? Timothée Chalamet. Xhinset e Lamar — masa 29 për gra — fillimisht ishin menduar për aktorin e filmit “Dune”.

Stilisti Taylor McNeil, i cili kujdeset për pamjen e të dyve — Chalamet dhe Lamar — kishte zgjedhur disa palë xhinse për paraqitjet e tyre dhe modeli Celine rezultoi të ishte zgjedhja perfekte.

Lamar ringjalli këtë siluetë të xhinseve, e cila ishte e gjithpranishme në fillim të viteve 2000; kërkimet në Google për termin “flared jeans” (xhins të gjera) u rritën me 5,000% brenda 48 orëve pas performancës së tij.