Dafina Zeqiri, një nga ikonat më të dashura të skenës shqiptare, ka njoftuar një pauzë të përkohshme nga muzika, por këtë herë, për një arsye më të bukur se çdo këngë. Këngëtarja është në pritje të djalit të saj të parë, një kapitull i ri dhe emocionues në jetën e saj personale.
Lajmi u bë publik fillimisht në Threads dhe më pas në InstaStory, ku Dafina shprehu mirënjohjen për publikun që e ka ndjekur në çdo hap të karrierës. “Koha po fluturon dhe s’kanë mbetur edhe shumë netë magjike me ju para pauzës sime… Shpresoj t’ju shoh të gjithëve për të shijuar bashkë çdo moment! P.S. Mos u shqetësoni, muzika vazhdon! Ju dua shumë,” shkroi ajo, duke lënë të kuptohet se edhe në këtë fazë të re të jetës, pasioni për muzikën nuk do të zbehet.
Dhe, ndërsa presim rikthimin e saj, një gjë është e sigurt: muzika e Dafinës do na shoqërojë kudo.