George Clooney po i thotë lamtumirë flokëve të tij të veçantë ngjyrë argjendi. Ylli i Hollywood u pa duke kaluar kohë me gruan e tij Amal Clooney në New York, përpara debutimit të tij në Broadway në adaptimin filmik të vitit 2005 të 'Good Night, And Good Luck'.

Aktori u fotografua i veshur me një look 'casual' gjatë daljes së tij të fundit, me një xhaketë lëkure të zezë, pantallona ngjyrë bezhë, atlete Adidas dhe syze dielli të errëta.

E ndërsa ata ishin në një dalje romantike, ishin flokët e lyer së fundmi të George që vodhën vëmendjen. Aktori nuk njihej me flokët gështenjë, teksa është njohur vitet e fundit për flokët e tij ngjyrë argjendi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Page Six (@pagesix)

Është e paqartë nëse aktori i ka lyer flokët për një rol të ri apo për të portretizuar personazhin e tij në adaptimin e Broadway-it, pasi ai luan rolin e gazetarit Edward R. Murrow.