Timothée Chalamet duket se ishte më i fokusuar te ndeshja e tenisit sesa te e dashura e tij, Kylie Jenner, gjatë takimit të tyre të fundit në 'BNP Paribas Indian Wells Open'.

Një lexues profesionist i buzëve, Jeremy Freeman, i tha Daily Mail se aktori i "Dune" i kishte kërkuar të dashurës së tij "prit një minutë, zemër" kur Jenner i kërkoi një puthje gjatë ndeshjes që u mbajt në Indian Wells, Kaliforni, të dielën.

Chalamet  vazhdoi të shikonte fushën ndërsa ylli i "Kardashians" e përkëdhelte fytyrën, dhe ajo me sa duket i kërkoi "Kontakt në sy," dhe Freeman pretendon se i dashuri i Jennerit u përgjigj me, "Vazhdo," duke shtuar, "Yum, yep."

Më vonë gjatë ndeshjes midis Holger Rune të Danimarkës dhe Ugo Humbert të Francës, Chalamet duket se nuk u die dhe aq rehat.

"Au!" reagoi ai në një moment, sipas Freeman, ndërsa Kylie e pyeti, "A je mirë?".

Jenner pastaj filloi t'i fërkonte barkun Chalamet dhe buzëqeshi ndërsa ai me sa duket e siguroi atë se ishte mirë.

"Nuk ka problem, jam mirë, mos u shqetëso," i tha Chalamet, sipas Freeman.

Aktori pastaj e ktheu vëmendjen përsëri te ndeshja ndërsa themeluesja e Kylie Cosmetics vazhdoi t'i fërkonte zonën e barkut.

"Shiko pikën, shiko pikën," pretendon Freeman se ylli i "Wonka" i tha Jenner.