Kur G Bani u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP” për shkak të një emergjence familjare, publiku u nda mes keqardhjes dhe dyshimit. Dhe tani, ish-banori ka vendosur të japë versionin e tij të historisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, G Bani ndau një foto të babait të tij nga spitali në Londër, duke iu përgjigjur teorive konspirative që kishin filluar të qarkullonin. “Babai Ndoi me datë 4 mars në Chelsea & Westminster Hospital. Publikoje më tha nëse do, nuk ka problem. Babai më tha: ‘Publikoje nëse do, nuk ka problem.’ Dhe po e publikoj, sepse ndjej një detyrim moral ndaj produksionit,” shkroi ai.
Spekulimet filluan në fakt pasi GBani hodhi edhe vet dyshime në momentin që doli nga dera e BBVA, pasi deri në atë kohë nuk ishte në dijeni për asgjë.