Parashqevi Simaku së shpejti me një videoklip muzikor

Nga Class• 11 March 2025

Parashqevi Simaku së shpejti me një videoklip muzikor

Kur flasim për Parashqevi Simakun, flasim për një zë që ka shënjuar një epokë, një ikonë që na ka dhuruar emocione të papërsëritshme. Dhe tani, pas periudhës së vështirë personale dhe rikthimit në qendër të vëmendjes, ajo është gati të rikthehet edhe në muzikë.

Lajmin e rikthimit të saj e ka ndarë Elton Ilirjani në Instagram: “Parashqevi Simaku shumë shpejt vjen me videoklipin më të ri, të xhiruar në New York City.”

Parashqevi Simaku së shpejti me një videoklip muzikor

Kjo deklaratë ndezi një valë entuziazmi mes fansave që janë rritur me zërin e saj të veçantë. Por ky nuk është thjesht një rikthim artistik; është një rikthim i një gruaje që ka kaluar sprova të vështira. Pasi jetoi si e pastrehë në rrugët e Amerikës dhe kaloi një periudhë të gjatë trajtimi për një gjendje të rënduar psikologjike, Simaku doli nga spitali muajin e kaluar e transformuar. 

E ardhmja? Ende mbetet për t’u parë. 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon