8 marsi është dita më e përsosur për të festuar feminilitetin dhe bukurinë. Pavarësisht nëse po planifikoni një darkë elegante, një festë me mikeshat apo një event formal, zgjedhja e veshjes së duhur do t’ju bëjë të ndiheni të sigurta dhe magjepsëse. Stilistja jonë Livia Myftari pranë Class nga Alketa Vejsiu ofron disa këshilla kyçe për të shkëlqyer në këtë mbrëmje speciale.

Zgjedhja e duhur në përputhje me ambientin

Përpara se të vendosni se çfarë do të vishni, mendoni për vendin ku do të shkoni për të festuar. A është një darkë luksoze, një mbrëmje e lirshme me miqtë apo një festë elegante? Veshja juaj duhet të reflektojë atmosferën e eventit duke ruajtur në të njëjtën kohë finesën dhe stilin.

Aksesorët: Sekreti i një pamje të rafinuar

Mos e teproni me veshjen – nganjëherë detajet bëjnë ndryshimin! Një palë vathë tërheqës, një rrip elegant beli apo një palë këpucë që shkëlqejnë mund të transformojnë çdo veshje bazike në një pamje festive dhe tërheqëse.

Materiali i duhur për një energji festive

Duke qenë se, 8 marsi bie ende në stinën e ftohtë, materialet si 'velvet' dhe mëndafshi i plotë janë zgjedhje perfekte. Të dyja këto materiale kanë një shkëlqim të natyrshëm dhe ju japin një pamje të sofistikuar dhe festive.

Loja me ngjyrat: Pastel apo Mocha?

Nëse jeni natyrë optimiste dhe mendoni se marsi sjell pranverën, një paletë pastel do t’ju japë freski dhe butësi. Nga ana tjetër, për ata që besojnë se dimri ende s’ka ikur, e zeza mbetet gjithmonë një zgjedhje klasike dhe elegante. Mos harroni ngjyrën e vitit – mocha është një opsion modern dhe kombinohet bukur me aksesorë floriri për një pamje tërheqëse.

Eksperimentimi me stilin
Nëse duhet të zgjidhni mes një tendence të fundit dhe stilit klasik, ky është momenti i duhur për të eksperimentuar! Mos kini frikë të dilni nga rutina dhe të guxoni me kombinime të reja. Miket tuaja do të frymëzohen nga vetëbesimi dhe guximi juaj për të provuar diçka ndryshe.

A jeni gati të shkëlqeni këtë 8 Mars? Nëse ende s’e keni gjetur veshjen perfekte, shfletoni opsionet tona këtu!

https://www.shopclassav.com/ 

https://www.instagram.com/shopclassavonline 

https://www.instagram.com/class_by_alketavejsiu