Moderatorja e njohur Bora Zemani ishte e ftuar në emisionin "Ndryshe" me Salsano Rrapi dhe Elona Duro, ku diskutoi për karrierën dhe jetën e saj personale. E njohur për drejtimin e programeve të suksesshme si "Dancing with the Stars", "Piramida" dhe "Për Shqiptarët", Bora ndau përvojat e saj në këto projekte.

E pyetur nëse do të sakrifikonte dashurinë për televizionin, ajo u përgjigj:

"Unë jam shumë diplomatike si njeri edhe nuk sakrifikoj asgjë për asgjë. Unë i kam të gjitha. Do i menaxhoj situatat. Do kem edhe dashurinë, edhe televizionin dhe çdo gjë."

Në lidhje me programet që ka prezantuar së fundmi, Bora theksoi se secili prej tyre ka sfidat e veta. Ajo vlerësoi punën e madhe që bëhet pas kuintave, veçanërisht në "Dancing with the Stars", duke theksuar përkushtimin e stafit për realizimin e një show cilësor.

Për sa i përket jetës private, Bora preferon ta mbajë atë larg vëmendjes mediatike, duke u fokusuar kryesisht te karriera e saj profesionale.