Ola Zenelaj ka krijuar tension në shtëpinë e "Big Brother VIP Albania 4" me veprimet e saj të fundit.

Pas një darke të ngrohtë me aktorin Laertin, ajo shprehu pëlqimin për Jozin, duke krijuar një atmosferë të tensionuar mes tij dhe Loredanës.

E sot, Gjesti i propozoi Olës që të flinin së bashku, fillimisht si shaka, por që shkaktoi reagime të forta. Situata u përshkallëzua kur ata shkëmbyen një puthje në buzë përmes xhamit.

Në një bisedë, Gjesti e pyeti Olën: "A po vjen të flemë bashkë sonte?", ndërsa ajo iu përgjigj me humor: "Me një jorgan, jo me dy." Ky flirtim i Olës erdhi pas një debati të ashpër që kishte Gjesti me Eglin për një nishan, duke shtuar dinamizëm në këtë edicion të "Big Brother VIP".