Feronit Shabani, i njohur për publikun si Fero, ka zgjedhur që edhe një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij ta mbështjellë me mister. Pak ditë më parë, reperi konfirmoi se kishte hyrë në një kapitull të ri, duke i dhënë fund beqarisë me një postim në Instagram — një fotografi që fliste shumë, por zbulonte pak.

Një dorë, një unazë — mjaftuan kaq për të ndezur kureshtjen e rrjeteve sociale. Kush ishte vajza misterioze që i rrëmbeu zemrën? Publiku spekuloi, mediat gërmuan, dhe zbuluan kush ishte partnerja e tij.

Pas zbulimit të mediave, në një video të fundit, të ndarë në Instagram, reperi shfaqet duke përjetuar çaste të ëmbla me bashkëshorten e tij. Ai ka publikuar një video në momente intime duke zbuluar edhe portretin e saj. Kjo është hera e parë që Fero vendos ta prezantojë publikisht partneren e tij, duke i dhënë fund spekulimeve mbi identitetin e saj.

Ajo që dihet deri tani është se gruaja që i ka vjedhur zemrën është me profesion modele. E megjithatë, Fero zgjedh të ruajë ende një dozë misteri, duke mos zbuluar më shumë mbi të.