Kur loja bëhet personale, spektakli fiton një dimension krejt të ri. Pikërisht kjo ndodhi dje në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur gjatë një loje të thjeshtë me shishe, pyetja e Danjës ndezi një zjarr të ri. Tema? Marrëdhënia e shumëkomentuar mes Gjestit dhe ish-partneres së tij, Xheneta Fetahut.
Danja e vuri Gjestin përballë një skenari hipotetik, duke e pyetur nëse do t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë nëse Xheneta do të bëhej pjesë e formatit.
“Me këmbë nuk do ta shkelja kurrë,” tha Gjesti. “Nuk do t’ia ktheja me të keq, siç më ka bërë mua, por do ta shtija me të mirë… që të vuante.” Një deklaratë që ra si rrufe në atmosferën e shtëpisë, duke lënë pa fjalë jo vetëm banorët, por edhe publikun që po e ndiqte nga ekrani.
View this post on Instagram
Dhe përgjigjja nuk vonoi. Xheneta Fetahu reagoi përmes një Instastory ku shkroi: “Wow, edhe kta e niva??”