Dramat në shtëpinë e Big Brother VIP Albania nuk njohin kufij, dhe këtë herë, protagonistë të episodit të fundit janë Tiri dhe Krisa. Gjithçka nisi nga një bisedë mes Tirit dhe Aldos, ku një deklaratë e paqartë ndezi polemika brenda dhe jashtë shtëpisë.

“Jo që më pëlqen një vajzë… Mund të kem pëlqim,”- tha Tiri, duke lënë gjithçka në mjegull dhe duke mos zbuluar asnjë emër. Një përgjigje që, siç ndodh shpesh në këtë reality show, më shumë shton pyetje sesa jep përgjigje. Aldo nuk ngurroi ta quante këtë një “gënjeshtër” dhe kështu, zjarri i spekulimeve u ndez.

Por ajo që e bëri këtë situatë akoma më të zhurmshme ishte reagimi i Krisës. Në një video Krisa shprehu shpresën se gjithçka ishte thjesht një lojë dhe një provokim nga ana e Tirit.

“Nuk mund ta hedh dot njeriun e zemrës poshtë për një fjalë…” Por ajo la të kuptohet se nëse rikthehet në shtëpi, shumë situata do të marrin një kthesë të re. “Do sqarohen shumë situata të lëna pezull, por edhe me Tirin sigurisht,” tha ajo, duke premtuar një rikthim që mund të ndryshojë ekuilibrat brenda shtëpisë.

A është Tiri thjesht duke luajtur, apo ka diçka më shumë pas kësaj deklarate?