Një fëmijë gjeni me talent të jashtëzakonshëm dhe magjepsës po trondit botën e modës. Max Alexander është një djalë 8-vjeçar, i cili nisi e ka nisur karrierën e tij që në moshë fare të vogël, vetëm 4 vjeç.

Max ka thyer Rekordin Botëror “Guinness” si personi më i ri që ka dizajnuar një shfaqje në pasarelë. Ai ka prezantuar krijimet e tij në Javën e Modës në Nju Jork, ka mbajtur një fjalim në OKB dhe ka marrë dy çmime humanitare. Sa fëmijë i zënë!

Për më tepër, Max është i shqetësuar për ndikimin negativ të modës së shpejtë dhe mbetjet që krijon industria. Ky gjeni i vogël ka një mision: të inkurajojë stilistët dhe krijuesit që të ripërdorin dhe riciklojnë.

Ju ftojmë të shihni krijimet e fundit të Max-it, të cilat pasqyrojnë talentin e tij dhe dashurinë e sinqertë për artin e modës.

Burimi dhe Copyright i Artikullit: https://www.aol.com/max-alexander-8-old-fashion-083201331.html

Copyright i të gjitha fotove: @couture.to.the.max