Mbrëmjen e djeshme tre konkurrentë të rinj i janë bashkuar garës për çmimin e madh në "Big Brother VIP Albania". Tre emra jo shumë të njohur, por që Ledioni i prezantoi si më poshtë:
Riki – Këngëtar dhe ish-konkurrent i “The Voice of Albania”, ai vjen në këtë eksperiencë me synimin për të treguar një anë tjetër të vetes dhe për të krijuar lidhje me banorët e tjerë.
Shkëlzeni – 29-vjeçar nga Tropoja, sipërmarrës, mjek stomatolog. Me një profil të spikatur profesional, ai duket se do të sjellë një qasje të re në shtëpi dhe një frymë të ndryshme komunikimi.
Mikela – 26-vjeçare, e cila prej vitesh jeton në Itali dhe është blogere. Me një karakter të fortë dhe energji të lartë, ajo është gati të sfidojë banorët e tjerë dhe të krijojë dinamika të reja.
Mbetet për t’u parë se si do të integrohen ata me konkurrentët e tjerë dhe çfarë ndikimi do të kenë në rrjedhën e lojës.