Në 7000 gjuhët e folura në mbarë botën, vetëm pesë gjuhë mbizotërojnë afërsisht gjysmën e popullsisë globale
Me 1.5 miliard folës, anglishtja flitet më shumë se çdo gjuhë tjetër, e ndjekur nga kinezishtja (1.2 miliardë) dhe hindi (610 milionë).
Duke pasur parasysh përhapjen e saj në sferat e biznesit dhe politikës, ajo vazhdon të jetë gjuha më e kërkuar për t’u mësuar sot, edhe pse kërkesat në Kinë, Japoni dhe Korenë e Jugut kanë rënë vitet e fundit.
Tendencat globale të mësimit të gjuhës
Për renditjen, kërkimet mujore në Google u analizuan në të gjithë vendet, bazuar në “Study X language” ose “Learn X language”. Këto fraza janë përkthyer në 119 nga gjuhët më të folura në mbarë botën.
Në përgjithësi, anglishtja është gjuha më e dëshiruar për t’u mësuar në 63 vende, duke rënë ndjeshëm nga 98 vende në 2021.
Për shkak të ndryshimit të dinamikës gjeopolitike, kërkesa për të mësuar gjuhën angleze po bie në të gjithë Azinë Lindore.
Për shembull, Kina u rendit në vendin e 91-të nga 116 vende për aftësinë e të folurit të gjuhës angleze, krahasuar me vendin e 38-të katër vjet më parë.
Pavarësisht kësaj, anglishtja është gjuha më e njohur, që njerëzit duan të mësojnë në pothuajse çdo rajon global.
Renditja në vendin e dytë është gjuha gjermane, e nxitur nga popullariteti i saj në vendet europiane, përfshirë Greqinë, Danimarkën dhe Kroacinë.
Edhe në Shqipëri, gjuha gjermane është gjuha që mësohet më së shumti. Aryseja është patjetër mundësia e punësimit dhe emigrimit në Gjerman, që ka përfshirë vendin tonë dekadën e fundit.
Ndërsa renditet prapa anglishtes me një diferencë të madhe, ajo qëndron si gjuha më e kërkuar për të mësuar në 16 vende.
Arabishtja pason rradhën, si gjuha kryesore në 15 vende që gjenden kryesisht në Lindjen e Mesme.
Që nga viti 2021, ky numër është rritur me më shumë se dyfish, pasi vende si Arabia Saudite dhe Egjipti dëshmuan vëllime të mëdha kërkimesh.
Globalisht, arabishtja është gjuha e gjashtë më e folur, me 274 milionë folës në mbarë botën.
Shqip.al