Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania 4 solli një përballje emocionale për Loredanën.

Banorja kishte përdorur më herët kutinë e emergjencës për të marrë informacion nga jashtë dhe kishte kërkuar të dinte më shumë rreth sjelljes së Jozit dhe marrëdhënies së tij me Valbonën. Por ajo që pa dhe dëgjoi gjatë spektaklit duket se e ka lënduar thellë.

Në klipet e shfaqura, Jozi shihej gjatë disa intervistave pas daljes nga shtëpia, ku nuk mbante unazën e martesës me Loredanën. Kjo e fundit u shpreh e habitur dhe e zhgënjyer nga ky veprim.

“Do të doja që në këto ditë, Jozi të më jepte provën që ishte me mua. Fillova të dyshoja që te sjellja e tij. Bravo i qoftë. Nuk kam fjalë. Që kur tha atë fjalën e Danjës, ishte momenti që ta tregonte çfarë ndjente vërtet. Faleminderit Jozi. Që unë gjithë kohës isha me bukë dhe ti me gurë…”, u shpreh ajo me ironi, duke shtuar në një moment: “Jozi faleminderit vëlla.”

Pas kësaj deklarate të fortë, Jozi ka reaguar në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një foto të Loredanës në Instastory, shoqëruar me një mesazh prekës.

“Zoti e di që dashuria ime për ty është e vërtetë dhe e pastër. Të lutem, qëndro siç je dhe mos u bëj pre e atyre që duan të na ndajnë apo të krijojnë situata të këqija. Lori.”