Dolomitet, shtëpia e Lojërave Olimpike Dimërore 2026

Nga Class 12 February 2025

Dolomitet, shtëpia e Lojërave Olimpike Dimërore 2026

Ndërsa malet e famshme Dolomite të Italisë nuk janë sigurisht të panjohura – veçanërisht për europianët – më shumë njerëz po zbulojnë se Alpet veriore të Italisë të mbrojtura nga UNESCO, kanë pista të shumta dhe përrallore për të bërë ski dhe një përzierje unike kulturash.

Dhe si shtëpia e Lojërave Olimpike Dimërore 2026, nuk ka dyshim se turmat dhe fokusi me siguri do të rriten në këtë destinacion tashmë popullor.

Cortina d’Ampezzo është qendra e zhurmshme e Lojërave Olimpike Dimërore dhe qyteti më i famshëm i skive në Itali.

Që nga viti 1993, aty janë mbajtur kampionatet vjetore të Kupës së Botës për femra.

Cortina u bë një destinacion me famë botërore, sinonim i skijimit elegant, pasi priti Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 1956.

Dhe tani, 70 vjet pas ‘debutimit’ olimpik, Cortina do të organizojë së bashku me Milanon Lojërat Dimërore përsëri.

Dolomiti Superski është zona më e madhe e skive në botë, me 12 pista për ski dhe mbi 757 shpate të rregulluara me 450 ashensorë dhe teleferikë.

Përtej 1200 kilometrave shpate, një tjetër aspekt i Dolomiteve është përzierja e kulturave – në këtë rajon fliten tre gjuhë të ndryshme.

Kudo do të përjetoni kultura të ndryshme. Italishtja, gjermanishtja dhe latinishtja, fliten të treja në Dolomite.

Historia e udhëkryqit të rajonit shihet edhe në përzierjen e shijeve italiane dhe austriake.

Nëse planifikoni të vizitoni Dolomitet, një udhërrëfyes lokal është thelbësor, një person i aftë dhe me përvojw që merret me të gjithë logjistikën dhe i njeh të gjitha shpatet.

Gjithashtu, udhërrëfyesit ndajnë informacione interesante rreth historisë dhe kulturës së Dolomiteve, ndërsa shoqërojnë skiatorët në mal apo bënim një pushim për të shijuar ushqimin e rajonit. Shqip.al

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon