Për herë të parë, Tirana do të mirëpresë një nga eventet më prestigjioze të pasurive të paluajtshme – Dubai Roadshow. Ky event, i organizuar nga Top Apartments & Sobha Realty, në bashkëpunim me BEA Marketing & Promotion, do të mbahet në Marriott Hotel Tirana më 15-16 shkurt dhe ofron një mundësi të shkëlqyer për investitorët shqiptarë për të eksploruar projekte luksoze në Dubai, një nga tregjet më tërheqëse për pasuritë e paluajtshme në botë.

Top Apartments & Sobha Realty – Ekspertët e Pasurive të Paluajtshme

Top Apartments është një kompani e njohur në fushën e pasurive të paluajtshme, e cila ofron mundësi investimi dhe këshillim për blerësit dhe investitorët që kërkojnë mundësi të sigurta dhe kthime të larta. Përmes bashkëpunimeve strategjike, si ajo me Sobha Realty, Top Apartments ofron projekte të klasit botëror dhe mundësi të jashtëzakonshme për ata që duan të investojnë në tregun e pasurive të paluajtshme të Dubai-t.

Sobha Realty, një nga zhvilluesit më të njohur dhe më të besuar në Dubai, është e njohur për standardet e saj të larta të ndërtimit dhe për projektet luksoze. Me zhvillime të shumta në zona elitare, Sobha ka krijuar një reputacion të fortë për cilësinë dhe risitë e saj në fushën e pasurive të paluajtshme.

Çfarë ofron Dubai Roadshow?

Në këtë event ekskluziv, Top Apartments dhe Sobha Realty do të prezantojnë disa nga projektet më të mëdha dhe luksoze të Dubai-t, përfshirë:

Sobha Hartland II – Një zhvillim i jashtëzakonshëm që ofron vila luksoze, me mbi 70 shërbime që sigurojnë një përvojë jetese të pakrahasueshme.

Sobha Orbis – I përshtatshëm për investitorët fillestarë, ky projekt ofron mundësi të shkëlqyera në një zonë me zhvillim të shpejtë, me pamje të mrekullueshme dhe mbi 40 shërbime.

Siniya Island – Një mundësi investimi në një ishull ekskluziv, i cili ofron çmimet më të ulëta për metër katror dhe është një vend ideal për pushime ose për tu investuar në një shtëpi pushimi.

Përveç prezantimit informues të projekteve, do të mbahet edhe një sesion B2B (Business to Business), ku investitorët dhe partnerët potencialë mund të diskutojnë për mundësi bashkëpunimi afatgjata. Ky sesion është një mundësi e shkëlqyer për ata që duan të krijojnë lidhje profesionale dhe të eksplorojnë mundësitë e bashkëpunimit në zhvillimin e projekteve të pasurive të paluajtshme në Dubai.

Pse nuk duhet humbur?

Dubai Roadshow ofron një mundësi të shkëlqyer për investitorët shqiptarë që duan të zgjerojnë portofolin e tyre të investimeve me projekte të luksit në Dubai, me mbështetje të plotë nga Top Apartments dhe ekspertët e Sobha Realty. Ky event është një rast unik për të mësuar nga ekspertët dhe për të siguruar ofertat më të mira të momentit.

Regjistrohu për t'u bërë pjesë e këtij eventi të rëndësishëm në linkun më poshtë:

Covebnb.com