Veliaj i arrestuar, GJKKO cakton masën "arrest shtëpie" për Ajola Xoxën

Nga Class 10 February 2025

Veliaj i arrestuar, GJKKO cakton masën "arrest shtëpie"

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit u arrestua ditën e sotme në ambientet e Bashkisë së Tiranës nga zyrtarët e SPAK dhe BKH-së.

Mëngjesin e 6 dhjetorit, me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së Veliajt, ndërsa më parë i kishin sekuestruar telefonin celular. Kontrolle u ushtruan gjithashtu në banesën e vëllait të Veliajt. Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal".

Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë. Veliaj reagoi në mbrëmje të premten duke deklaruar se mbështet në çdo hap veprimet e Prokurorisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Revista Class (@revistaclass_backup)

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon