Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë, lë në burg Mario Përlleshin

Nga Class 10 February 2025

Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit rrëzon kërkesën për

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e të miturit Mario Përlleshi për zëvendësimin e masës së sigurisë "arrest në burg". Përlleshi ndodhet në burgun e të miturve në Kavajë, pasi akuzohet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës "Fan Noli" në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 tetor, kur Martin Cani u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi, pas një konflikti që nisi në oborrin e shkollës dhe u përshkallëzua jashtë saj. Si pasojë e plagëve të marra, Martin Cani humbi jetën në spital. 

Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Apelit, avokati i të miturit kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, duke argumentuar se klienti i tij e kishte kryer veprën në kushte vetëmbrojtjeje dhe kishte frikë për gjendjen e tij shëndetësore. Nga ana tjetër, Prokuroria kërkoi që të mituri të mbetej në "arrest me burg" deri në përfundimin e hetimeve. Gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë "arrest në burg" për të miturin, duke e konsideruar si më të përshtatshme për rrethanat e çështjes.

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon